Ofertat janë vetëm në aplikacionShkarko aplikacionin

Pse ari 14 karat?

Të gjitha produktet në dyqanin tonë janë ari 14 karat. Kjo do të thotë 58,5 % ar, pjesa tjetër janë metale që e bëjnë më të fortë.

Pse mban më shumë

Ari i pastër është i butë, gërvishtet dhe shtrembërohet shpejt. Metalet që i shtohen arit 14 karat e bëjnë më të fortë, prandaj një unazë apo një zinxhir i hollë mbahet çdo ditë pa u prishur.

Çka do të thotë 585

Nga 1000 pjesë të produktit, 585 janë ar. Me karatë kjo del 14 nga 24 pjesë, prandaj quhet 14 karat. Kur dikush pyet ari 585 sa karat është, përgjigjja është 14.

Krahasuar me 24 karat

Ari 24 karat është pothuajse ar i pastër. Ngjyra është shumë e verdhë, por është shumë i butë për t'u mbajtur çdo ditë. Ari 14 karat është pak më i zbehtë dhe zgjat shumë më shumë. Çmimi te faqja e çmimit të arit është për 24 karat, jo për produktet.

Si e njeh

Në produkt ka një shenjë të vogël me numrin 585. Te unaza është nga brenda, te zinxhiri zakonisht afër kapëses. Nëse nuk e gjen, na pyet në dyqan ose në WhatsApp.