Ofertat janë vetëm në aplikacionShkarko aplikacionin

Dukat 1 apo dukat 4?

Të dy janë dukatë austriakë me shqiponjë. Dukati 4 është katër herë më i rëndë se dukati 1.

Dukati 1

Dukat 1, që ne i themi minca. Rreth 3,5 gram dhe rreth 2 cm i gjerë. Merret kur duhen disa në një gjerdan, ose si dhuratë e vogël.

Dukati 4

Dukat 4, që ne i themi dubllon. Rreth 14 gram dhe rreth 4 cm i gjerë. Del më shumë si produkt më vete ose në mes të gjerdanit.

Ari

Të dy kanë 986 pjesë ar në 1000, shumë më shumë se ari 14 karat, që ka 585. Prandaj ngjyra është shumë e verdhë.

Çmimi

Çmimi ndjek çmimin e arit, prandaj ndryshon. Për çmimin e një dukati sot na pyet në WhatsApp.