Hap pas hapi
Lëre produktin 10 deri 15 minuta në ujë të ngrohtë me pak sapun. Fërkoje lehtë me një furçë dhëmbësh të butë. Shpëlaje me ujë të pastër dhe thaje me një leckë pambuku.
Çfarë të mos përdorësh
Pa pastë dhëmbësh, pa sodë buke dhe pa varikinë. Pasta dhe soda e gërvishtin arin, varikina e dëmton.
Produktet me gur
Mos i lër gjatë në ujë dhe mos e fërko fort te guri. Perlat vetëm i fshin me një leckë të lagur.
Sa shpesh
Për produktet që i mban çdo ditë, një herë në muaj mjafton.